Turqi/ Arrestohet efektivi i Policisë, kapet me drogë! AMP nis hetimet

Efektivi i Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Biverri ka fluturuar më 5 tetor, dhe ka qenë i shoqëruar me Kujtim Çelikun.

Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit.

Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në një parking në Turqi.

Që prej datës 8 tetor, Komisariati Rrugor i Tiranës ka nisur hetimin disiplinor për efektivin Florenc Bicerri si dhe procedurën për largim nga puna, për shkak se nuk është paraqitur në detyrë.

SHKARKO APP