Turqia, 27 mjete dhuratë Forcave të Armatosura shqiptare

 

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua sot ceremonia e dorëzimit të 27 automjeteve ndihmë nga FA të Turqisë për FA të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidayet Bayraktar, gjeneralë, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të MM, SHP dhe FA shqiptare, atasheu ushtarak turk i akredituar në vendin tonë etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj theksoi se “Këto 27 mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të transportit, një projekt që ne e nisëm së bashku në fundin e vitit 2014. Ne do të vazhdojmë këtë projekt modernizimi edhe në vitet në vazhdim sepse përmirësimi i transportit të FA vazhdon të jetë në listën prioritare të përpjekjes së përbashkët që prej 20 muajsh qeverisje”. Me këtë rast, ministrja e Kodheli ka falënderuar Qeverinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer për FA shqiptare, sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve, si dhe ka siguruar se do të vijojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?