Turqia bombardon gabimisht zonën e trupave amerikane

Turqia ka bombarduar “gabimisht” forcat speciale amerikane në SHBA, pak ditë pasi Trump u dha urdhër forcave të vendit të tij të tërhiqen nga rajoni. Nuk ka pasur të plagosur dhe artileria ka rënë pak qindra metra larg stacionimit të trupave amerikane, sipas CNN.

Bombardimi ndodhi në Kobani këtë të premte, ku forcat amerikane ishin stacionuar duke mbrojtur kurdët.

Presidenti Trump dha urdhër që të largohen këtë javë, por disa janë ende në terren.

Kurdët janë përdorur nga SHBA për të luftuar ISIS-in dhe regjimin e presidentit Asad në Siri.

Turqia, nga ana tjetër, i sheh si grup terrorist dhe do t’i mbajë larg kufirit. Presidenti turk ka thënë se do një zonë të sigurt për të shpëtuar rreth 2 milionë refugjatët sirianë që janë midis zonave të luftës.

Republikanët nuk e kanë mbështetur tërheqjen e Trump-it, dhe kanë thënë se largimi i forcave amerikane do të shkaktojë masakra kundër kurdëve.

SHKARKO APP