Turqia, Dubai dhe Mali i Zi janë mundësitë e vetme për shqiptarët
Europa mbetet kontinenti që ka ende në fuqi kufijtë e mbyllur dhe nuk ka një vendimmarrje se kur mund të hapen. Ku mund të udhëtojnë shqiptarët në këto momente?
“Aktualisht, vetëm Mali i Zi dhe Maqedonia janë të vetmet shtete ku mund të kalohen disa ditë pushime, pasi nuk ka masa kufizuese. Destinacioni tjetër në linjë direkte mbetet Dubai si dhe vendet e largëta si Maldivet”,-shprehet Firoi Zani agjente turistike.
Në çdo rast Turqia, si edhe një vit më parë, mbetet sërish destinacioni ku shqiptarët kanë alternativë për të pushuar. Por çmimet duket se s’do të jenë shumë ekonomike pasi hotelet nuk po punojnë në kapacitet të plotë.