Turqia flet për negociatat Rusi-Ukrainë: Kemi konsensus, takim ministrash pastaj presidentët!

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u shfaq edhe më entuziast se më parë pas raundit të fundit të bisedimeve Ukrainë-Rusi të mbajtur në Stamboll.

Shefi i diplomacisë turke deklaroi se mes delegacionëve është arritur konsensus për disa çështje. “Kemi shënuar një hap të madh përpara sa i takon përafrimit të palëve”, ishte komenti i tij.

Mevlut Cavusoglu: Kemi parë se ka një qasje shumë më të ndryshme tani, dhe se afrimi është më i madh. Prioritet kryesor i momentit mbetet vendosja sa më parë e një armëpushimi dhe hapja e rrugës së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike. Kjo luftë, që ka marrë mijëra jetqë e ka zhvendosur miliona njerëz, duhet të marrë fund tani.

Cavusoglu shpjegoi përgatitjet për takimet e radhës.

“Si fillim, presim të ketë një takim mes ministrave të jashtëm të të dy vendeve për t`i dhënë formën përfundimtare çështjeve të dakordësuara, e më pas, në agjendë është takimi mes dy presidentëve.“

SHKARKO APP