Turqia: Presim drejtësi nga BE-ja, nuk bëjmë hap mbrapa në Mesdheun Lindor, cilido qoftë çmimi

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) për drejtësi dhe barazi në vazhdën e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Në një intervistë ekskluzive me Anadolu Agency (AA), Oktay tha: “Turqia pret drejtësi nga BE-ja. Bazuar në këtë drejtësi, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa”.

“Nëse përpjekjet e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është?” tha më tej Oktay, duke theksuar se vendi “do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi”.

“Fatkeqësisht, Evropa, lëre që nuk është në anën e Turqisë dhe interesave tona, por nuk mbajmë mend të mos ketë reaguar”, theksoi ai.

Ai më herët e cilësoi si pasinqeritet faktin që “BE-ja bën thirrje për dialog, ndërsa nga ana tjetër ndjek plane të tjera” në lidhje me aktivitetet në Mesdheun Lindor.

“Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë”, shtoi nënpresidenti turk.

Greqia ka kundërshtuar eksplorimet aktuale të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të kufizojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël afër bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije kërkimore për të eksploruar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Anakraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Pas përpjekjeve diplomatike të Gjermanisë, Turqia ndaloi aktivitetet në rajon, megjithatë, ajo rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të demarkimit të kufirit detar.

Ankaraja ka thënë gjithashtu që burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë kompanisë shtetërore të naftës Turkish Petroleum, dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore./anadolu

SHKARKO APP