Turqia, Rusia e Kina?! Bushati për Reuters: Ballkani Perëndimor, fushë shahu…

Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen me Bashkimin Europian brenda një dekade, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për agjencinë prestigjioze të lajmeve, Reuters, duke folur mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë se “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”.

“Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë”, tha ai. “Nuk ka alternativë tjetër veçse ajo e anëtarësimit në BE”, theksoi Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati e ka bërë këtë intervistë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Ndërkohë artikulli i Reuters i kushton një vëmendje edhe takimit mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me kancelaren Angela Merkel, ku kjo e fundit premton se do të përpiqet të përshpejtojë procesin, ndonjëherë të ngadalshëm, të zhbllokimit të fondeve të BE-së të destinuara për Ballkanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne evropianët nganjëherë kemi nevojë për shumë kohë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një çështje se sa, por sa kohë duhet”, tha Merkel, duke vënë në dukje procedurat e gjata të planifikimit të projekteve të tilla si ndërtimi i autostradës, që mund të shqetësojë vendasit. /atsh/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?