Turqia sot merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Duke filluar nga kjo e martë trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it mes Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş do të bëhet në orën 11:00. Ceremonia do të mbahet në Camp Film City.

Kujtojmë se Turqia po e merr komandën e KFOR-it në një kohë kritike pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, ku si pasojë të dielën e 24 shtatorit humbi jetën polici Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?