Turqia tronditet nga një tjetër tërmet i fortë
Turqia tronditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm.
Pak minuta më parë, qendra e vendit u lëkund nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter.
Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km, përcjell Ora News.
Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i rradhës që godet Turqinë brenda disa muajsh ku nuk kanë munguar as viktimat.