Turqia ”ultimatum” Kodhelit: Të tregoheni konkret për PYD/YPG

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara, ku është takuar me zyrtarët e lartë turq. Interesant ka qenë takimi që Kodheli ka zhvilluar me nënkryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Sentop. Sentop i ka dhënë ”ultimatum” Kodhelit që Tirana zyrtare të klasifikojë si grupe terroriste organizatat e kurdëve që veprojnë në Turqi, Siri dhe Irak.

”Është shumë shqetësuese për ne që Shqipëria nuk i është bashkuar aleatëve të NATO-s, të cilët i njohin PYD/YPG si grupe terroriste. Ne presim që Shqipëria të tregojë solidaritet konkret me ne”, është shprehur Sentop në takimin me Kodhelin.

Turqia lufton prej dekadash kundër këtyre grupeve, ndërkohë që presidenti Rexhep Taip Erdogan ka nisur muaj më parë një ofensivë ushtarake në Siri për të marrë në kontroll zonat kurde. Situata paraqitet e komplikuar për Shqipërinë pasi këto grupe në Siri po furnizohen me armë dhe po i jepet mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetje që është intensifikuar muajt e fundit me administratën e presidentit Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?