Turqit e Prishtinës përkrahin Erdoganin, mblidhen në shesh

Rreth orës një pas mesnate nga sheshi “Skënderbeu” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” janë dëgjuar disa thirrje “Turkie” dhe “Erdogan”.

Koha.net ka komunikuar me disa prej tyre, që pas rrebeshit të shiut ishin futur nën mbulojat e lokaleve në sheshin “Nënë Tereza”.

Arkan (35), që thoshte se është kosovar, por që shumë dekada i shpërngulur në Turqi, po qëndron në Kosovë në një vizitë turistike dhe pasi kishte parë pamjet se çfare po ndodh në Turqi, spontanisht me të njohur të tij në Kosovë kane vendosur të dalin e të brohorasin për Erdoganin dhe Turqinë, transmeton Koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk e dua një shtet që udhëhiqet nga ushtria. Erdogani është demokratik ngaqë ka fituar votat. Duam Turqi demokratike, siç është”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse disa të tjerë, që nuk deshën të identifikoheshin, por thanë se janë studentë në Kosovë, kanë thënë se përkrahin pushtetin e presidentin Recep Taip Erdogan dhe se janë kundër grusht shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?