Tusha: Kundërshtari nuk ka çfarë tu ofrojë qytetarëve

 

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane është takuar me gra të shoqerisë civile në Lezhë. Gjatë takimit me to, kandidati Viktor Tushaj u ndal tek modelet e aplikuara në qytet, të cilat sipas tij janë bërë burim frymezimi edhe për kundërshtarin politik, kandidatin e opozites. Sipas Tushajt kundershtari politik në çdo takim përmend modelet tona dhe xhamat e makinave tona, pasi nuk ka se cfare modelesh të ofrojë për qytetaret e Lezhës.

Ndërkohë Tushaj, duke iu referuar të pranishmëve, tha se megjithëse vitet e fundit është rritur vëmendja ndaj rolit të gruas në politikë, jetën publike apo intelektuale, serish duhet bërë shumë, pasi gratë janë burimi i një shoqërie të emancipuar. Ndërkohë të pranishme në mbështetje të kandidaturës së z. Viktor Tushaj, ishin edhe gratë me ndikim në jetën politike shqiptare, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe deputetja Monika Kryemadhi, të cilat iu kërkuan grave të jenë më të pranishme në jetën politike, si e vetmja menyre për të ndryshuar mentalitetin e hershëm dhe për të sjellë një tjetër frymë zhvillimi në vënd.

Teksa kërkuan votën dhe mbështetjen maksimale për kandidatin Viktor Tushaj, gratë politikane të pranishme, këshilluan gratë lezhjane që të luftojnë për të drejtat e tyre, të luftojnë për të gjetur vëndin e tyre në politikë, shoqëri, familje e kudo.

SHKARKO APP