Tushaj: Rama qeveris deri më 16 shkurt

Këtë të martë opozita ju bashkua protestës së qytetarëve të qarkut të Lezhës. Në një reagim për këtë protestë, deputeti i LSI-së, Viktor Tushaj renditi arsyet pse protestohet në Lezhë.

”Protestojnë për vendet e punës të premtuara, të cilat nuk u realizuan kurrë. Protestojnë studentët për ato tarifa që nuk po ulen, për kushtet e mira, të cilat nuk po i arrihen. Për ato pika, të cilat qeveria e kishte shumë të mundshme t’i realizonte, por nuk i realizoi. Protestojnë të gjithë banorët për shkak se nuk përballojnë çmimet e rritura”.

Nga ana tjetër, ai tha se 16 shkurti është dita e fundit që Edi Rama qeveris si Kryeministër i Shqipërisë. ”Ne presim që Edi Rama tashmë ta kuptojë që ai nuk mund t’i qeverisë shqiptarët me votat e drogës, me votat e vjedhura, me votat e shantazhuara prej tij. Kështu që Edi Rama besoj që e ka kuptuar edhe prej ndërkombëtarëve por po e kupton dita ditës prej popullit shqiptar se nuk mund të qeverisë më asnjë sekondë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prononcimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju po e shikoni nuk po proteston thjesht opozita, sot protestojnë banorët e Qarkut të Lezhës ashtu siç po protestojnë të gjithë shqiptarët dhe ashtu siç do protestojnë më fuqishëm në datën 16 çdo shqiptar i këtij vendi.

Protestojnë për vendet e punës të premtuara, të cilat nuk u realizuan kurrë. Protestojnë studentët për ato tarifa që nuk po ulen, për kushtet e mira, të cilat nuk po i arrihen. Për ato pika, të cilat qeveria e kishte shumë të mundshme t’i realizonte, por nuk i realizoi. Protestojnë të gjithë banorët për shkak se nuk përballojnë çmimet e rritura. Protestojnë dhe ata, të cilët e kanë një rrogë të vogël, por nuk arrijnë që të mbyllin muajin me këto çmime skandaloze që janë në këtë vend.

Kështu që janë një sërë kushtesh, të cilat e kanë detyruar popullin shqiptar, banorët e Qarkut të Lezhës që të protestojnë kundër anti reformave që bëri qeverisja e Edi Ramës.

Çfarë pritet në protestën e 16 Shkurtit?

Ne presim që Edi Rama tashmë ta kuptojë që ai nuk mund t’i qeverisë shqiptarët me votat e drogës, me votat e vjedhura, me votat e shantazhuara prej tij. Kështu që Edi Rama besoj që e ka kuptuar edhe prej ndërkombëtarëve por po e kupton dita ditës prej popullit shqiptar se nuk mund të qeverisë më asnjë sekondë.

Besoj se afati i fundit për ta qeverisur Shqipërinë Edi Rama është 16 Shkurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?