Tushaj: Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen dhe ndezi orën e shpresës!
Deputeti i LSI-së, Viktor Tushaj ka reaguar mbi protestën e ditës së sotme përpëra Kryeministrisë.
Tushaj shprehet se sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen dhe ndezi orën e shpresës.
“Populli do u jetë mirënjohës përjetë studentëve e pedagogëve, minatorëve, naftëtarëve, banorëve të Unazës dhe Bregut të lumit si dhe artistëve të mrekullueshëm shqiptarë qe e rindezën shpresën se ky vend mund të bëhet.” – shkruan Tushaj.
Më poshtë statusi i plotë i Tushajt:
Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen dhe ndezi orën e shpresës.
Populli shqiptar, pa dallim bindjesh politike u derdh në rrugët e Tiranës si në vitet e para të demokracisë. Ai lum njerëzish nuk ishte thjeshtë për pushtetin e opozitës, se ajo nuk po e kërkon një gjë të tillë, por ai mllef njerëzor është zier dhe po vlon në tepsinë e maxhorancës çdo ditë, çdo orë e sekondë.
Arroganca e kësaj qeverie, e pashembullt dhe e paparë ndonjëherë në këto 28 vjet, ka inkurajuar vetëm injorancë e paaftësi menaxhuese, padrejtësi, mashtrim e korrupsion pa fund, duke mbjellë varfëri e tension social të paimagjinueshëm. Gati gati sa i vdiq shpresën çdo shqiptari se mund të jetojë në vendin e vet.
Populli do u jetë mirënjohës përjetë studentëve e pedagogëve, minatorëve, naftëtarëve, banorëve të Unazës dhe Bregut të lumit si dhe artistëve të mrekullueshëm shqiptarë qe e rindezën shpresën se ky vend mund të bëhet.
Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët.
KOHA JONË SONDAZH

