Tushaj takim me komunitetin rom dhe egjiptian

 

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj, zhvilloi një takim me komunitetin rom dhe egjiptian.

Gjatë fjalës së tij përpara këtij komuniteti, z. Tushaj theksoi se problemet e këtij komuniteti janë shumë të mëdha dhe se bashkia e re do të ndërmarr projekte konkrete për zgjidhjen e tyre, ku theksin e vuri tek arsimimi në mënyrë që të kualifikohen për tregun e punës. “Kam ditur të ndërtoj një raport shumë të mirë me komunitetin rom dhe egjiptian në qytetin e Lezhës. Kam ditur të adresojë vëmendje dhe të hartoj ato projekte të cilët ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve. Meritojnë një vëmendje shumë më të madhe sidomos për rritjen e nivelit të punësimit, sidomos me rritjen e nivelit të arsimimit të tyre, të kualifikimit të tyre me qëllim që tregu i punës t’ju krijojë mundësinë për punësimin e tyre. Kemi realizuar një kontratë në gjitha familjet që i detyrojnë fëmijët që të shkojnë në shkollë dhe ne pastaj kemi stimuluar familjet edhe me stimuj material me qëllim që t’i detyrojnë fëmijët që të shkojnë nëpër shkolla”,- tha z. Tushaj.

Në vijim të fjalës së tij, Kandidati i ASHE theksoi se do të vijim realizimi i projekteve në mënyrë që të përmirësohet jeta e tyre. “Edhe në qytetin e Shëngjinit edhe në komunitetin tuaj ne do të vazhdojmë realizimin e atyre projekteve që ndikojnë në cilësinë e jetës suaj, që ndikojnë në formimin e fëmijëve tuaj, që ndikojnë në heqjen e fëmijëve tuaj nga rruga. Kështu të udhëtojmë të gjithë së bashku, komuniteti rom dhje egjiptian në Shëngjin, komunitetit e tjera qytetare në Shëngjin, të gjitha komunitetet me qëllim që ne të ndërtojmë një jetë sociale të përbashkët për të gjithë”,- tha z. Tushaj.

 

SHKARKO APP