Tushaj:Masat për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik

 

Ministria e puneve të Brendshme në bashkepunim me njësitë vendore dhe faktorë të tjerë kanë tashmë gati planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike për qytetarët dhe pushuesit.

Një fakt i tillë u bë i ditur gjatë një takimi që u zhvillua në qytetin bregdetar të Shëngjinit me operatoret turistikë, ku i pranishëm ishte Ministri Sajmir Tahiri, dpeutetë të zonës, dhe kryetarët e njesive vendore respektivisht të Shengjnit dhe Lezhës.

Gjatë fjalës së tij teksa shpalosi planin e masave për këtë sezon turistik, Tahiri tha se duhet një bashkerendim iI të gjithë faktoreve që janë të ndërlidhur mes tyre për mbarëvajtjen e këtij sezoni. Objektivat e përcaktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë të bëjnë me:

•    Garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në të gjitha plazhet dhe zonat turistike,

•    Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset dhe në rrugët e zonave turistike me përparësi, si dhe parandalimi i aksidenteve automobilisitike

•    Lehtësimi i hyrje-daljeve të shtetasve të huaj dhe vendas në kufi

•    Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së shpejtë dhe zgjidhjes së problemeve për turistët dhe pushuesit, me prioritet në zonat turistike,

-siguria rrugore,etjjj

Gjatë sezonit turistik, Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime cilësore në kufi, hyrje-daljet nga Shqipëria, shërbimin e ruajtjes dhe shpëtimit, veçanërisht në brezin bregdetar, – të përcaktuar edhe për rrethim, – si dhe masa të tjera që kanë të bëjnë me ngjarje që ndoshta nuk konsiderohen si objekt primar i punës së policisë, por që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve,- shtoi Tahiri.

Rreth rendesise së këtyre masave dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik u shpreh edhe Deputetja Monika Kryemadhi, si dhe Kryetari I Bashkisë së Lezhës dhe ai I komunës së Shëngjinit, të cilët gargantuan vullnetin e plotë për administrimin me kujdes të resurseve dhe shmangien e rasteve që mudn të shqetesojnë turistet. 

SHKARKO APP