Tuzi i shqiptarëve, si u festua fitorja me flamuj kuq e zi (Video)

Shqiptarët në Malin e Zi kanë festuar mbrëmë me flamujt kuq e zi në rrugët e Tuzit, pas fitores së zgjedhjeve lokale.

Fituesi Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilët u bashkuan nën siglën ‘Malësia na bashkon’.

Nikë Gjeloshaj fitoi zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë. Ai ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, ndërsa ndiqen nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në malësi fitojnë shqiptarët”, tha Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështetësve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018 dhe bëhet komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.

Festa pas fitores të “Forumit Shqiptar” - Fjalimet e liderëve të koalicionit
Festimet e fitores se Forumit Shqiptar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?