TVSH: Ja pse nuk do ta transmetojmë ndeshjen Kosovë-Shqipëri

 

Televizioni Publik Shqiptar nuk do ta transmetojë ndeshjen miqësore midis Kosovës dhe Shqipërisë, në orën 14:00. Këtë e ka bërë vetë me dije media e njohur publike në vend, përmes një komunikate zyrtare ku sqaron sesi Federata Kosovare ua ka shitur të drejtën e transmetimit të ndeshjeve vetëm televizioneve me pagesë.

Ja deklarata e TVSH-së:

Swiss Digital Desktop Reklama

"Ndonëse RTSH ka bërë përpjekjet maksimale për të siguruar të drejtën televizive të kësaj ndeshjeje me çdo çmim, nuk ishte e mundur, sepse Federata Kosovare e Futbollit ka vendosur ta shesë vetëm në “Pay TV” (televizion me pagesë) dhe nuk ka pranuar të afrojë në tender as RTK, as RTSH të cilat transmetojnë pa pagesë “Free TV”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që RTSH ka dërguar edhe ofertën zyrtare pranë FSHF-së për ndeshjen miqësore Shqipëri -Gjeorgji dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare. RTSH gëzon të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares në fazën kualifikuese për Botërorin 2018, ku kujtojmë që jemi në një grup me ekipe të tilla si Italia, Spanja, Izraeli apo Maqedonia e Liechtenstein".

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?