TVSH nga 1 prilli, si duhet të veprojnë bizneset e vogla? Flet Zv.drejtori i Tatimeve (VIDEO)
Nga data 1 prill, 11 mijë biznese me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë do të futen në sistemin e TVSH-së.
Në një intervistë ekskluzive për SCAN, nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri sqaron mënyrën si do të përfshihen në sistemin e TVSH-së këto biznese.
Ai thotë se e tërë procedura do të kryhet automatikisht nga sistemi i tatimeve, ndërkohë që bizneset duhet të kenë parasysh inventarët, si dhe përshtatjen e kasave fiskale për lëshimin e faturave të reja.
Çurri sqaron se përfshirja në skemën e TVSH, nuk do të detyrojë asnjë nga bizneset për kontraktimin e një kontabilisti. Ai thotë se procedurat janë mjaft të thjeshta, ndërkohë që administrata tatimore do të ofrojë një seri mënyrash për të asistuar bizneset në kryerjen e deklaratave të reja.
/SCAN
KOHA JONË SONDAZH

