Tym i zi e flakë! Dalin pamjet kur forcat ruse sulmojnë Policinë dhe Universitetin në Kharkiv (VIDEO)
Vijojnë sulmet e trupave ruse mbi qytetin e Kharkivit, në Ukrainë.
“CNN” raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure forcat ruse kanë shënjestruar në një sulm ushtarak Departamentin e Policisë Rajonale të Kharkivit dhe Universitetin Kombëtar të këtij qyteti.
Pamjet tregojnë ndërtesat e përfshira nga zjarri dhe personelin e urgjencës, që shkon në vendngjarje. Sipas një deklarate nga shërbimi i urgjencës shtetërore, tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet.
#Ukraine, Kharkiv. When Russia comes, the peaceful life is destroyed. The building of the Faculty of Sociology of Karazin National University is one fire. pic.twitter.com/GB1jPVUGcJ
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) March 2, 2022