Tymi i zi mbulon zonën, pallati në Tiranë përfshihet nga flakët
Një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Mësohet se zjarri ka rënë në tarracën e pallatit dhe flakët janë përhapur edhe në ndërtesën ngjitur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë Rajonale Tiranë, tek Rruga e Kavajës.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse po “luftojnë” me flakët. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në tarracën e pallatit.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

KOHA JONË SONDAZH

