Tymi “pushton” Elbasanin, ndërtesa përfshihet nga flakët

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” ku gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWebse zjarri është i përmasave të mëdha.

Në lagjen “Emin Matraxhiu” , Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale të ndryshme,në pronësi të shtetasit B.P., 44 vjeç , banues në lagjen 5 Maji Elbasan, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.

Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake mendohet të jetë aksidentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?