Tymi pushton Orikumin! Zjarr në kullota, zjarrfikësja e Vlorës nuk ndërhyn dot

Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre. Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.

Referuar të njëjtave burime, në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikëqyr situatën.

 

SHKARKO APP