”Tymueset ndihmojnë Ramën”, Basha: Bashkimi i fraksioneve në PD jo mekanik, por për kauzat

Lulzim Basha pranoi se disa nga lëvizjet që ka bërë PD në të kaluarën për t ‘ju imponuar qeverisë, nuk kanë patur sukses, sepse nuk kanë patur përkrahje ndërkombëtare.

Për të tymueset në parlament ndihmojnë vetëm Edi Ramën, ndërsa opozita ka humbur komisionet parlamentare. I pyetur për bashkimin e fraksioneve të PD-së, ai tha se ky bashkim nuk duhet të jetë mekanik, por bashkim interesash politike dhe kauzash.

”Të gjitha lëvizjet që PD ka bërë në të kaluarën kanë synuar ti imponohen qeverisë dhe një pjesë nuk kanë patur suksese, sepse disa lëvizje nuk kanë patur përkrahje ndërkombëtare. Dihet që në historinë e PD, aksione të fuqishme dhe me mbështetje popullore nuk ia kanë dalë të arrijnë objektivat e tyre. PD e ka mësuar, do të ishte mirë ta mësonin dhe ata që nuk e kanë mësuar këtë pjesë të historisë. Tymueset jo vetëm që nuk japin rezultat po ndihmojnë Edi Ramën. Rama shin e grin tash e dy muaj.

Kemi humbur një nga forumet kryesore ku janë komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Ashpërsimi i i aksionit opozitar nuk do të thotë t’i presësh fytin zërit të opozitës dhe të lejosh kundërshtarin politik të kalojë akte të mëdha si buxheti i shtetit brenda 4 minutash ku në traditë diskutimi merr dy ditë. I vetmi debat është bërë nga kjo seli, por për fatin e Ramës, kush e kishte mendjen te deklarata se ishte tymi që ka dëmtuar opozitën, PD dhe imazhin e demokratëve dhe interesin publik”,-tha Basha.

SHKARKO APP