U abuzua nga mësuesi, qëllohet banesa e së miturës

Në afërsi të banesës së vajzës së mitur, e cila denoncoi pak muaj më parë mësuesin e saj 63-vjeçar se e kishte ngacmuar seksualisht, janë dëgjuar të shtëna me armë. Familjarët e vajzës së mitur kanë ngritur alarmin. Ata thonë se të shtënat janë një formë kërcënimi. E ëma thotë se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës. ”Vajzën e ngrita unë nga gjumi dhe e rraha. I thashë çfarë janë këto që po dëgjoj. Më tha se ka dy vjet që ndodh por nuk kam treguar se kisha frikë se më rrihte babai. Vajza më tregoi se i nxirrte nxënësit e tjerë jashtë dhe e mbante atë në klasë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me mësuesin, na ra si bombë kjo”.

Ngjarja

Një mësues i kaluar në moshë në prag pensioni, ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene, banore e fshatit Luftinjë, pjesë e Bashkisë së Memaliajt. Mësuesi 63-vjeçar pas denoncimit që i është bërë nga familja e vajzës së mitur është arrestuar dhe liruar nga policia, sepse sipas policisë nuk janë vertetuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy prindërit e vajzës 11-vjeçare të dhunuar seksualisht rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63-vjeçar, me të cilin janë bashkëfshatar. I ati i vajzës 11-vjeçare ka mbetur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar. Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi ndaj të miturës, nxënëse e klasës së pestë. Pas kësaj, i ati i vajzës ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?