U ab*zua nga i dashuri dhe shokët e tij, vëllai i 26-vjeçares: Nëse i fal gjykata, unë jo!
Vëllai i 26-vjeçares, e cila u akuzua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij në një hotel në Vlorë, ka kërkuar dënimin me burg të 4 autorëve të ngjarjes. I riu tregon detaje nga biseda me të motrën.
“Motra më tha që kishte dalë më një djalë për të pirë kafe. Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di”, tha ai.
Po ashtu ai tregoi se motrës së tij iu është bërë ekspertiza vetëm 5 ditë pas ngjarjes, duke hedhur dyshime mbi arsyet. “Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë”, u shpreh i riu për ”Euronews”, duke shtuar se dy të arratisurit nëse nuk kapen nga policia, do i gjejë ai vetë.
“Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra”, shtoi i riu, i cili u shpreh se 26-vjeçarja është e tronditur dhe frikësuar nga ajo që i ka ndodhur.