U aksidentua nga një makinë teksa ecte në rrugë, 5-vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Traumës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 5-vjeçarja e cila u aksidentua dy ditë më parë nga një automjet teksa ecte në rrugë.

Mësohet se bëhet fjalë për Afisela M. nga Kurjani i Bashkisë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se si pasojë e goditjes nga automjeti, vogëlushja pësoi hemorragji në tru.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Ford”, 41-vjeçarin Leonard Abedinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?