U aksidentua rëndë bashkë me të ëmën në Lezhë, ndërron jetë e reja pas 24 orësh në koma

Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në aksin Lezhë-Milot.

Burimet bëjnë me dije se e reja ishte prej 24 orësh në gjendje kome në spitalin e Traumës, në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, e reja kishte marrë shumë dëmtime ç’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shëngjinit kur automjeti Peguot me të cilin udhëtonin nënë e bijë është përplasur me automjetin ‘Range Rover’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme familjarët bën apel për ndihmë pasi e reja kishte humbur shumë gjakë dhe kishte nevojë urgjente për gjak negative B ose 0 negativ.

VIDEO/ Range Rover përplaset kokë më kokë me Peugeot-in ne Lezhe, plagoset një djalë dhe një vajzë

SHKARKO APP