U akuzuan se lejuan kanabisin, Apeli rikthen në detyrë ish-shefin e komisariatit Himarë e Krimeve

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur që të rrëzojë shkallën e parë dhe të rikthejë në detyrë dy zyrtarë të policisë së Himarës që u akuzuan pak javë më parë për shpërdorim detyre në kuadër të një operacioni anti-kanabis.

Trupa gjykuese ka vendosur rrëzimin e  masës së sigurisë për ish-shefin e komisariatit të Himarës Arjan Tase edhe shefit të krimeve Artur Veshaj.

Apeli ka vendosur rrëzimin e masës shtrënguese të detyrimit të paraqitjes dhe pezullim të ushtrimit të aktiviteteve publike (pezullimit nga detyra) në seancën që zgjati 6 orë.

Në apel ishin 37 personat e akuzuar si të përfshirë në operacionin ‘Hapësira‘ që u finalizua në dhjetor 2020, teksa 5 janë ende në kërkim.

Trupa gjykuese rishikoi masat vetëm për 4 persona nga arrest me burg në arrest shtëpie mes tyre dhe efektivit të policisë David Fakaj i dyshuar si përfshirë drejtpërdrejt në këtë ceshtje, raporton gazetari i ABC, Elton Nikaj.

David Fakaj, Astrit Gjokaj, Gezim Kuci dhe Gilo Novruzaj nga  arrest me burg kalojnë në arrest shtëpie.

/Abcnews.al

SHKARKO APP