U arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu, ja përse ishin dënuar shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë vunë në alarm autoritetet greke, pas arratisjes spektakolare nga burgu i Koridhalos. Ata janë Elvis dhe Leonard Pepa, të cilët nuk kanë lidhje gjaku pavarësisht mbiemrit të njëjtë.

Sipas mediave greke, Leonard Pepa nga Elbasani, dyshohet se ka kryer 16 vjedhje, ndërsa në qytetin e tij është i dënuar po për të njëjtën vepër penale, por të kryer në bashkëpunim.

Leonard Pepa ishte arrestuar 7 vite më parë në Igumenicë me një sasi prej 244 kg kanabis, ndërsa ka përfunduar sërisht në burg më 30 tetor të 2017-ës. Ndërkohë i arratisuri tjetër, Elvis Pepa, një 31-vjeçar nga Elbasani, është arrestuar në Korfuz më 7 korrik të 2018-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy shqiptarët e arratisur, ishin dënuar për dhunë dhe grabitje ndaj të moshuarve. Ata vuanin dënimin në sektorin D të burgut dhe mungesa e tyre është vënë re vetëm mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë, dyshohet se shqiptarët kanë prerë hekurat e burgut dhe janë varur me litar në pjesën e jashtme. Autoritetet greke kanë nisur punën për kapjen e shqiptarëve, por deri më tani nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?