U arrestua dje bashkë më vëllezërit, lihet i lirë Flamur Avdyli
Flamur Avdyli, i arrestuar dje gjatë një operacioni të gjerë të policisë, është lënë sot i lirë.
Avdyli është parë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pak minuta më parë, i shoqëruar nga një person tjetër.
Ndërkohë familja Avdyli është një mbiemër i njohur, pasi zotëron disa biznese të fuqishme në qytetin bregdetar të Durrësit, mes tyre kompania “Orges Albania 2016′ një hoteli luksoz ‘Germany’ si dhe disa lokale luksoze në Durrës. Anëtaret e familjes Avdyli akuzohen për trafik ndërkombëtar heroine dhe së bashku me persona të tjerë të arrestuar kanë organizuar një organizatë kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

