U arrestua në lokalin e ‘Tatës’, vajza: Frederiku s’më shfrytëzoi për prostitutë
Anita Lleshi është një nga 7 personat që u arrestua në kuadër të operacionit të koduar ‘Balerina’ në Shkodër, ku u godit një ‘folezë’ prostitucioni.
E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ vajza e re ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë se shfrytëzohej për prostitucion nga Rinard (Frederik) Tota, i cili cilësohej si ‘i forti’ i Shkodrës, ky i fundit ende në burg. Anita tregon se bëri 8 muaj e gjysmë burg për një vepër penale që nuk kishte lidhje me të. Ajo tha se një nga policët e kishte goditur me shkelma.
“Unë nuk jam nga Shkodra, por nga Burreli. Jetoj në Tiranë. Isha në Shkodër dhe për një moment mendoj që të futem në një lokal. Kur pash bar/restorant, mendova të futem. Nuk njihja njeri aty. Hyra në lokal dhe porosita një makiato. Aty më vjen një shoku im, tiranas, u ul me mua. Në moment vijnë tre meshkuj, civila, hyjne në mënyrë barbare, dhe kërkonin persona. Më pyetën edhe mua, unë si njihja. I jap telefona, më morën çantën. Në xhep kam pasur një 5 mijë lekshe. Kisha shkuar atë ditë për qejf, e vetme. Hëngra diçka, një pjatë makarona, dhe më pas kërkova një makiato. Në lokal kam qen unë, njëra vajzë që ka qenë jashtë, kishim qen përballë ulur me njëra-tjetrën. Më pas erdhi policia, ju kam thënë vetëm një fjalë goje; me çfarë të drejte vjen shteti dhe kontrollon. Mua më ka ardhur një shkelm, por se di se si kam shpëtuar ashtu. Se di se çfarë është thënë, por unë s’kam lidhje me shfrytëzim prostitucioni dhe as me Rinard Tatën. Kam punuar në rrobaqepësi. Isha duke pirë makiato dhe më kanë dhunuar barbarisht. Kastriot Mustën se njoh hiç. S’kam pasur kurrë marrëdhënie. E njoh për bashkëshortin e Albana Mustës. Gruan e tij e njihja pak, por jo per ta konsideruar mike. Klientët e lokalit s’i njihja”, -tha Anita, shkruan “BalkanWeb”.
Operacioni ‘Balerina’
Operacioni “Balerinat” u krye ne 18 nëntor të 2018. Kanë qenë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”. 7 shtetas janë të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal. Shtetasi Rinard Tota, i njohur ndryshe si “Dan Bilzeriani” dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

