U arrestua në Tiranë, i riu akuzohet për vrasjen e të dashurës milionere

Arseni Stanoviç, 22-vjeçari nga Mali i Zi, u arrestua nga Policia e Tiranës. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej datës 13 maj, kur trupi i pajetë i shtetases ukrainase Anastasia Lašmanovu u gjet në një apartament në lagjen ”Kotor” në Dobrota.

Mediat malazeze, thotë se policia e Malit të Zi kishin informacione operacionale lidhur me vendodhjen e tij në Shqipëri.

22-vjeçari në momentin e arrestimit ka qenë në shoqërinë e babait të tij Zoran Stanoviç, që është dhe shefi i stacionit të policisë kufitare të aeroportit të Tivatit. Arseni Stanoviç pritet t’i dorëzohet autoriteteve malazeze.

Swiss Digital Desktop Reklama

30-vjeçarja ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?