U arrestua para selisë së PS, zbardhet dëshmia e Gjutës në polici

Është zbardhur deklarata e Vladimir Gjutës pasi u kap me pistoletë të mbushur dhe me një shumë parash prej 100 mijë eurosh që kishte në një çantë firmato “Gucci”.

Gjuta para oficerëve të policisë ka thënë se pistoletën e mbante për të ruajtur paratë që kishte me vete ndërsa ka thënë se ato do t’i këmbente pranë një pike “Exchange”.

Gjuta fillimisht është pikasur nga rojet e Gardës që ishin pranë Selisë së PS, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë atë sapo e kanë parë. Gjuta i cili në kokë mbante një kapele, ka kundërshtuar dhe në këtë moment atij i ka rënë pistoleta në tokë. Punonjësit e gardës kanë njoftuar menjëherë policinë të cilët më pas kanë arrestuar Gjutën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?