U arrestua pas mosbindjes civile të opozitës, Gjykata e Tiranës lë në burg protestuesin!

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit.

Prokuroria kërkoi arrest në burg me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimit, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e enjte u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?