U arrestua për grabitjen e Rinasit, ish-punonjësi i kargos do të kalojë Vitin e Ri në shtëpi
Lirohet nga burgu ish-punonjësi i kargos në aeroportin e Rinasit Hasan Kanaçi i arrestuar për grabitjen e 6 milion eurove në Rinas.
Kanaci u lirua nga burgu pasi 100 mijë eurot e gjetura në banesën e tij nuk janë nga ato të grabiturat.
Ndryshimi i masës penale është bërë për shkak të mungesës së provave dhe nga ‘Arrest me burg’ kalon në ‘Detyrim paraqitje’.
Hasan Kanaçi ishte personi i 7 i arrestuar për grabitjen e 9 prillit.
Ai ishte filmuar nga kamerat e sigurisë teksa ishte në pistë pranë avionit Tiranë-Vienë ku do të ngarkoheshin bagazhet e udhëtarëve së bashku më paratë.
Në ditën e arrestimit atij ju gjetën në banesën e tij 100 mijë euro, por ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave.
Të arrestuar për grabitje e parave janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.
Ndërsa në kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si edhe Talo Çela.
Ndërsa Admir Murataj që dyshohet të jetë dhe truri i grabitjes, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.