U arrestua për korrupsion, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit
Prokuroria e Krimeve të Renda ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri të dënuar për korrupsion.
Burime bëjnë të ditur se kërkesa e Prokurorisë në zbatim të ligjit antimafia është depozituar në Gjykatë. Seanca e parë për këtë kërkesë do të zhvillohet me 11 shtator 2019.
Prokurori Klodian Braho kërkon konfiskimin për llogari të shtetit të vlerave prej 174.810 euro, 1000 $ dhe 9.6 milion leke.
Sipas kerkes se prokurorise këto lekë duhet ti kalojnë agjensisë se administrimit të pasurive te sekuestruara.
Kujtojmë se gjithashtu Shkëlqim Mirit iu gjetën në banesë rreth 300 mijë euro, të cilat dyshoheshin se ishin vënë falë akteve korruptive të gjyqtarit.
Gjyqtari Shkëlqim Miri liroi nga burgu të dënuarin për vrasje Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.Ndërkohë që për milionat që iu gjetën në shtëpi, Miri deklaroi se një pjesë ishin të të afërmve të tij, ndërsa pjesën tjetër e kishte marrë borxh për kurimin e të shoqes së tij.
Gjatë kohës që qëndroi në burg, Miri kërkoi disa herë lirimin me kusht për shkak të komplikacioneve të tij shëndetësore.