U arrestua për ryshfet me patentat, lirohet nga burgu pa gjyq babai i këshilltarit të Taulant Ballës

Fiqiri Xhani, 58 vjeç u arrestua më 23 korrik. Efektivi i Policisë Rrugore ishte pjesë e grupit të 5 policëve të Policisë Rrugore, që merrnin para në këmbim të ryshfetit. Ata favorizonin shoferët për të mos iu hequr patentën. Lajmi u njoftua nga Policia më 23 korrik, ndërkohë që pak orë pas ndalimit, në mediat online Dosja.al vëreu se emri i Fiqiri Xhanit, në ndryshim nga efektivët e tjerë ishte “censuruar”.

Dyshimi se Xhani ishte një polic i ‘veçantë’, u provua pas konfirmimit se ai ishte babai i Këshilltarit të Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Eraldo Xhani. Dosja.al e ndoqi rastin e Fiqiri Xhanit…dhe zbuloi se ditën e djeshme ai është liruar nga burgu, pa një vendim gjykate.  Polici i arrestuar për korrupsion, tanimë ndodhet në banesën e tij.

Institucionet janë hermetike për rastin në fjalë, dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar. Dosja.al u interesua pranë Policisë së Shtetit për rastin dhe nuk pati asnjë mohim apo pohim për Fiqiri Xhanin. Ne kontaktuam edhe me këshilltarin e zotit Taulant Balla. Eraldo Xhani, tha për Dosja.al se i gjithë informacioni i nevojshëm është botuar zyrtarisht, dhe nuk ka asnjë koment për lirimin e të atit. “Nuk kam asnjë koment. I gjithë informacioni i nevojshëm është publikuar nga institucionet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polici 58-vjeçar, që do të duhet të ishte sot në burg, është liruar në një mënyrë të çuditshme, për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duhet të japin shpjegime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?