U arrestua për shfry*ëzimin e nipit në TikTok, ja si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen vite më parë

Natasha Kumaraku ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar 10-vjeçarin që është nipi i saj, për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”. Publiku e njeh Natashën prej shumë vitesh më parë. Përballja e saj publike me ish-nusen për kujdestarinë e djalit, bëri bujë. Ish-mësuesja pretendonte se nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe kërkontë kujdestarinë. Daljet e tyre televizive ishin mjaft agresive dhe me tension. Për ish-nusen, Natasha ka folur edhe në TikTok ku e ka cilësuar si “të keqe”. Ishte pikërisht nëna e djalit të mitur, Eglantina e cila denoncoi rastin në polici.

Më 19 Mars të vitit 2017, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, u bë i njohur për publikun rasti i një nëne në prag divorci. “Forca ime është im bir”, kështu u shpreh Englantina para se të niste rrëfimin e dhimbshëm që lidhej me djalin e saj të mitur. Siç deklaroi e reja nga Kuçova në atë kohë, vjehrra e saj dhe i shoqi nuk e lejonin të takonte djalin. Për ta bërë akoma më të qartë historinë, duke marrë versionet e të dyja palëve, Englantina pati një përballje televizive me Natashën një javë më vonë (26 Mars 2017). E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme. Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se vetëm “gjykata do jepte vendimin final për fëmijën”. “Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim”?- shprehej e revoltuar Natasha.

“Pse s’ke ardhur ta marrësh”? i drejtohej ajo Englantinës. Ndërkohë, kjo e fundit e kundërshtonte duke hedhur akuza se vjehrra e saj “po e edukonte keq të birin duke e mbushur me urrejtje për të”. Situata e tensionuar mes tyre nuk mbaroi këtu, daljet e tyre televizive ishin të shpeshta dhe pa asnjë konsensus.

Këtë të mërkurë, historia ka marrë një kthesë tjetër. Duket se konfliktet nuk janë shuar për 6 vite me radhë, ndërsa Natasha Rombula dhe i biri i saj Armando, kanë rënë në prangat e policisë. Arsyeja lidhet pikërisht me djalin e mitur, i cili sot është 10-vjeç. Ata akuzohen se kanë përdorur të miturin në rrjetin social TikTok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale.

SHKARKO APP