U arrestua për shpërdorim detyre, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Shtetërore në këtë qytet, Liridon Pulën, i cili u arrestua pak ditë më parë për shpërdorim detyre.
Pula zëvendësoi në këtë post Ardian Iljazajn, i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa aktualisht në krye të Kadastrës së Durrësit është urdhëruar Arjan Çengu.
Liridon Pula u arrestua tri ditë më parë, ku nga Krimi Ekonomik, dyshohet se ai, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.
KOHA JONË SONDAZH

