U arrestua për vrasjen e Jan Prengës, arrest me burg për Ardian Doçajn, OFL i sekuestroi banesën

Ardian Doçaj është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Rapotohet se Doçaj është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata.

Doçaj u shpall në kërkim në fillim të shkurtit bashkë me Aldo Majnishtën dhe Artan Doçaj’ të dyshuar si anëtarë të grupit Dukagjini që morën pjesë në vrasjen e Jan Prengës më 17 janar.

Pasi OFL i sekuestroi banesën, Ardian Doçaj u rikthye në Shqipëri pasi ishte jashtë vendit dhe iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
OFL i sekuestroi pikërisht këtij personi një banesë dykatëshe në lagjen ‘Bleran’, të njësisë administrative Rrethina, tre automjete dhe një motor.
Ai u shpall në kërkim nga Policia si një nga personazhet aktivë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. BW

SHKARKO APP