U arrestua si pjesëtar i ISIS, zbardhet e vërteta për shqiptarin
Në datën 22 maj të këtij viti, në media qarkulloi një lajm për arrestimin e një shqiptari, si të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik.
Fjala është për Leonardo Rustemin, që u ndalua në Kakavijë.
Por, në një njoftim të sotëm, Policia e Shtetit ka sqaruar se nuk qëndron pretendimi se Rustemi ka lidhje me ISIS.
“Lidhur me këtë lajm, janë kryer verifikime nga ku ka rezultuar se shtetasi në fjalë ka gjeneralitetet Leonardo Rustemi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Donofrosë, Berat. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritetet Shqiptare dhe as nga ato të huaja, përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS”, sqaron policia.
Ky person është ndaluar pasi gjykata e Larisës ka urdhëruar arrestimin e tij për vjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

