U arrestuan gjatë protestës së 8 janarit, Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 5 persona

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për 5 persona, të cilët morën pjesë në protestën e Sali Berishës përpara selisë blu, ndërsa për 29 të arrestuarit e tjerë, organi i akuzës kërkon “detyrim paraqitje”.

Personat akuzohen për disa vepra penale, si “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre, e sende të tejera, kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli. Ndërsa mbështetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?