U arrestuan me Fjolla Morinën, lirohen nga qelia biznesmeni dhe shoferi i këngëtares

Gjykata e Kukësit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy personat e kapur pak ditë më parë në Doganën e Morinës, së bashku me këngëtaren Fjolla Morina, pasi në makinë iu gjetën armë zjarri.

Mësohet se gjykata ka liruar nga qelia biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji, duke caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Prokuroria kishte kërkuar për ta “arrest me burg”, por gjykata i ka liruar për mungesë provash. Ndërkohë, këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në “arrest shtëpie”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?