U bë shkak për dorëheqjen e zv/ministrit të Arsimit, Ervin Demo, emërohet në vend të tij

Ervin Demo mbase nuk do ta kishte menduar asnjëherë që postin e tij do ta zinte personi që u bë shkak për t’u larguar nga detyra e zv/ministrit të Arsimit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, mjeku Taulant Muka, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sot, qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Demos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?