U bënë tapë në lokalin e tij, 8 burra bëjnë të vdekur në dru pronarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dunicë të Pogradecit.

40-vjeçari Erjon Çollaku, pronar i një lokali u dhunua me mjete të forta nga disa persona. Ai ka marrë dëmtime në të gjithë trupin, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi kishin konsumuar pije alkoolike, 8 persona dhunuan pronarin e lokalit.

26-vjeçari me inicialet S.M, u procedua në gjendje të lirë.

Çollaku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit dhe nuk kishte konflikte me askënd.

Personat e tjerë s’janë identifikuar ende nga policia e Pogradecit.

SHKARKO APP