U bllokuan në malin e Jezercës, ekipet e kërkim-shpëtimit ndihmojnë dy turistë të huaj
Aktualitet E Diel, 25 Qershor 2023 19:02
Dy turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.
Ministria e Brendshme njofton se ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim- shpëtimit.
Me ndihmën e helikopterit, turistët janë larguar nga lartësia dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
KOHA JONË SONDAZH

