U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

Mëngjesin e kësaj të mërkure, ka nisur zyrtarisht puna për demontimin e urës së Dragostunjës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pasi struktura u shkatërrua rëndë nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës.

Ura pësoi dëmtime fatale pas një lëvizjeje të fuqishme të masivit të dheut, që destabilizoi themelet dhe e bëri të pamundur çdo ndërhyrje riparuese.

Specialistët e terrenit konfirmuan se zhvendosja e trupit të rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e kanë nxjerrë jashtë funksioni totalisht strukturën ekzistuese, duke e kthyer në një rrezik potencial për qarkullimin dhe sigurinë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zona vijon të konsiderohet me risk të lartë gjeologjik, ndërsa lëvizjet e tokës raportohen ende aktive në disa segmente përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shembja e urës në Dragostunjë, ka thelluar krizën e qarkullimit në këtë arterie të rëndësishme lidhëse, duke izoluar përkohësisht komunitete të tëra dhe duke devijuar trafikun në rrugë alternative rurale, të cilat nuk përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?