U dëmtuan nga tërmeti, këshilli vendos shembjen e 19 pallateve në Durrës

Edhe 19 pallate në Durrës pritet të shemben pasi janë shpallur të pabanuara për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, që u zhvillua online.

Pallatet janë në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës.

Durrësi së bashku me Krujën ishin zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit.

Vendimet e marra nga Këshilli bashkiak

1- Miratimi i kontratës tip për përfitimin nga grantet e rikonstruksionit për individët ose familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 me nivel dëmi DS1-DS2-DS3.

2-Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 12 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës, të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

3-Miratimi i vërtetimit të lëshuar nga kryetari i fshatit dhe administratori i njësisë administrative si pjesë e dokumentacionit të dosjes së aplikuesit për të përfituar nga programet e rindërtimit.

4- Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth dhe Manëz , të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

SHKARKO APP