U denoncua nga deputet i LSI. Niko Peleshi shkarkon drejtorin e Korçës

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shkarkuar sot drejtorin Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, Nexhip Merolli. Vendimi vjen pas denoncimit të deputetit të LSI, Endrit Braimllari. Deputeti i LSI-së, publikoi dokumente kur figuronte se drejtori ishte emëruar në shkelje me ligjin.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Bujqësisë

“Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Denoncimi i LSI. Braimllari: Rama po emëron në administratë të dënuarit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?